Të enjtën, më 03 Prill, në zemër të Prishtinës, AMC Hall u shndërrua në një qendër të dijes, pasionit dhe lidershipit për komunitetin e burimeve njerëzore. PowerToHR 3, ngjarja më e madhe për profesionistët e HR-së në Kosovë, mblodhi bashkë zëra të fuqishëm nga vendi dhe jashtë tij, duke ofruar një ditë të mbushur me ide novatore, rrëfime inspiruese dhe diskutime të thella mbi të ardhmen e punës dhe fuqisë punëtore.
E organizuar me përkushtim të jashtëzakonshëm nga ekipa e KosovoJobs, nën drejtimin vizionar të Arion Rizaj, kjo konferencë tregoi se kur bashkohen mendje të hapura, ndodhin gjëra të mëdha. Ky edicion i tretë i PowerToHR u dallua për strukturën profesionale, përmbajtjen me vlerë dhe energjinë pozitive që mbizotëroi gjatë gjithë ditës. Po ashtu ndërtuan edhe aplikacionin PowerToHR për të mundësuar organizim të agjendes dhe rrjetizim sa më të lehtë për të gjithë.
Disa prej folësve ishin figura të shquara të industrisë si Serkan Deveci, Kremena Yordanova, Lirim Zenuni, Lavdrim Reçica, Larissa Winter, Abdylkerim Retkoceri dhe shume të tjerë që ndanë dijen dhe përvojat e tyre të vlefshme me audiencën, ndërsa diskutimet u pasuruan me shembuj konkretë nga praktikat më të mira të përdorura globalisht. Ky ngjarje u shndërrua në një mundësi të shkëlqyer për rrjetëzim dhe shkëmbim idesh midis profesionistëve të HR-së, duke kontribuar në forcimin e komunitetit të menaxhimit të burimeve njerëzore në Kosovë.





Përmbledhje:
- Ngjarja forcoi komunitetin e Burimeve Njerëzore në Kosovë, duke i hapur rrugë bashkëpunimeve dhe vizioneve të reja për të ardhmen.
- PowerToHR 3 bashkoi ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë për të diskutuar sfidat dhe risitë në fushën e HR-së.
- Fokus i veçantë iu dha lidhjes mes performancës së lartë dhe ndjesisë së kuptimit në punë.
Hashtage:
#PowerToHR3 #KosovoJobs #BurimeNjerëzore #LiderëHR #PunëKuptimplote #Talente #KulturëOrganizative #HRKosova