Më 23 korrik, kreu i diplomacisë ruse Sergej Lavrov u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marko Rubio. Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, ata diskutuan një gamë të gjerë çështjesh dypalëshe dhe ndërkombëtare, në vazhdim të kontakteve të fundit të nivelit të lartë.
Lavrov e informoi Rubion për gjendjen "reale" në luftën ruso-ukrainase dhe e cilësoi "të papranueshëm" vazhdimin e furnizimit me armë për Kievin. Ai gjithashtu ripohoi gatishmërinë e Moskës për një zgjidhje politiko-diplomatike të konfliktit dhe angazhimin ndaj propozimeve të parashtruara gjatë takimit mes presidentëve Putin dhe Trump në Anchorage.
Palët biseduan edhe për normalizimin e funksionimit të misioneve diplomatike të dy vendeve. Kujtojmë se një ditë më parë, Rubio kishte deklaruar se do të diskutonte luftën në Ukrainë me Lavrovin.